Publikohen shpallje për pranimin e 300 ushtarëve të rinj profesionistë dhe 10 nënoficerëve në Armatën e Maqedonisë

nga D. V.

Shkup, 12 mars – Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski sot përmes një postimi në Fejsbuk njoftoi se është publikuar shpallje publike për pranimin e 300 ushtarëve të rinj profesionistë dhe shpallje për 10 nënoficerë në Armatë.

Në një postim në Fejsbuk, Misajllovski paralajmëron se së shpejti edhe shpallje për pranimin e 60 personave me arsim të lartë në gradën e oficerit.

 “Kjo është një mundësi vërtetë e shkëlqyer për të gjithë të rinjtë dhe burra dhe gra të motivuara nga të gjitha bashkësitë etnike, të cilët dëshirojnë që karrierën e tyre të punës t’ia përkushtojnë mbrojtjes së paqes dhe sigurisë së shtetit dhe qytetarëve”, ka shkruar Misajllovski, i cili sot është për vizitë në Batalionin e Parë të Këmbësorisë në kazermën “Çede Filipovski-Dame” në Kërçovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More