PZAP refuzon katër ankesa, njëra e Haxhiut dhe tjetra e Nurës

nga D. V.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar katër ankesa në lidhje me numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Sipas një publikimi në faqen zyrtare të PZAP-së, bëhet e ditur se ky institucion i ka konsideruar tri ankesa si të pas-afatshme, ndërsa një ankesë, sipas tyre, është tërhequr.

Ankesa e Bekim Haxhiut është hedhur e pas-afatshme me të cilën ka kërkuar që të urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që të anuloj të gjitha fletëvotimet e pranuara me postë pas datë 29.12.2025 dhe të përjashtoj nga numërimi të gjitha fletëvotimet të pranuara pas këtij afati përfshirë ato të pranuara me 02.01.2026 dhe 05.01.2026, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës.

Po ashtu PZAP ka hedhur të palejuar ankesën e parashtruar nga kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Nura.

Nura nga PZAK kishte kishte kërkuar ëë të urdhërohet KQZ-ja që t’i numëroj të gjitha vendvotimet në Komunën e Skenderajt.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More