Qendra Shtetërore e Provimeve hulumton kopjimet e nxënësve

nga Xh M

Shkup, 4 qershor – Nxënësit që do të vërtetohet se kanë kopjuar gjatë plotësimit të testitit të gjuhës amtare nuk do të kalojnë aq lehtë. Qendra Shtetërore e Provimeve ka formuar 10 komisione, të cilët do të shqyrtojnë një nga një të gjitha testet e dorëzuara të cilat dyshohen se janë plotësuar, jo në bazë të njohurive të fituara, por përmes kopjimit. Të gjithë atyre që do t’u konstatohet shkelja e rregullave për dhënien e maturës shtetërore, respektivisht kopjimi, do t’u anulohet testi dhe sërish do t’i nënshtrohen maturës shtetërore. Nga Qendra Shtetërore e Provimeve thonë se në një grup në viber i formuar shumë më herët në mesin e nxënësve, që në minutat e para të provimit është shpërndarë testi i gjuhës amtare.

“Do të formojmë komisione të reja të cilat do të punojnë, respektivisht do të shqyrtojnë çdo lëndë ndarës, ku dihet se testohen 10 lëndë mësimore. Këto komisione do të jenë të përbëra nga njohësit më të mirë të lëndëve mësimore, ku do t’i konstatojnë kopjimet e nxënësve dhe më pas do të propozojnë anulimin e testeve. Sipas rregullores, vlerësuesi ka të drejtë të konstatojë shkeljen dhe mosrespektimin e rregullave të maturës shtetërore, respektivisht kopjimin në testet e dorëzuara.”, – deklaroi drejtoresha e QShP-së, Biljana Mihajlovska.

Kopjimi, si dhe shkelja e rregullave të përgjithshme për dhënien e maturës shtetërore, do të konstatohet pasi që vlerësuesit e komisioneve të formuara do të lexojnë të gjithë bisedën e bërë në këtë grup në viber. Ata nuk kanë kompetenca të fshijnë grupin e tyre viber, mirëpo thonë se, e njëjta do ta ndihmojë shumë për të vërtetuar se kush prej nxënësve ka kopjuar e kush jo. Për t’i mënjanuar këto probleme në të ardhmen, Qendra Shtetërore e Provimeve do t’i propozojë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të vendosë bllokues të sinjalit të celularëve gjatë dhënies së maturës shtetërore, me çfarë në asnjë moment asnjëri prej maturantëve nuk do të mund të ketë qasje në celular dhe internet. Të shtunën maturantët iu nënshtruan provimit të detyrueshëm ekstern, ku 10.088 kandidatë për gjuhë dhe letërsi maqedonase, 4.189 nxënës për gjuhë dhe letërsi shqipe dhe 315 të tjerë për gjuhë dhe letërsi turke.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More