Strugë, 29 mars – Qyteti i Strugës ka kohë që po përballet me një numër në rritje të qenve endacakë, të cilët po paraqesin rrezik serioz për qytetarët. Përballja me një numër në rritje të qenve endacakë është një çështje serioze që po ndikon negativisht në sigurinë e qytetarëve. Kjo tregon se situata po bëhet gjithnjë e më serioze.
“Qent duhet të kenë mirëmbajtje në një vend të caktuar. Komuna duhet të ketë një vend të veçantë për strehimin e qenve endacakë. Fëmijët nuk mund të dalin në qytet sepse këta qen lihen të lirë, dhe kjo është një problem i madh. E gjithë kjo duhet të merret përsipër nga komuna, e cila duhet të sigurojë një vend ku të strehohen dhe mirëmbahen qent”, shpret qytetari.
“Po, janë shumë problematikë dhe duhet të merren masa”, thekson qytetari.
“Ka shumë qent endacakë që bëjnë problem në qytet. Ka ditë që është e pamundur të kalosh nëpër qytet pa pasur frikë. Më ka ndodhur që të bëj telefon dhe të them: “Nuk mund të vij, kam frikë”, shpret qytetari.
“Janë shumë problematikë dhe, edhe pse duhet të merren më shumë masa, ka agjenci kompetente që mund ta trajtojnë këtë çështje, por nuk e di pse nuk po e bëjnë”, thekson qytetari.
Qytetarët shprehen të shqetësuar, qentë endacakë i sjellin edhe nga qytetet tjera.
“Në fakt, janë shumë. Nuk është një çështje e vogël. Nuk mund ta mohojmë që ka shumë qen endacakë, dhe kjo është një situatë që po përkeqësohet. Në Pazar dhe në vende të tjera, qent vijnë kudo, nga Manastiri e deri në qendër”, shpret qytetari.
“Qent endacakë janë një problem i madh. Ata janë shumë të rrezikshëm, veçanërisht për fëmijët. Ky është një shqetësim që nuk mund të injorohet më”, thekson qytetari.
Ky problem nuk është vetëm lokal, por kërkon një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe koordinim mes komunave dhe agjencive të ndryshme për të siguruar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.