Qeveria ndan nga 100 euro për studentët dhe shtesa për ata që udhëtojnë

nga D. V.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të martën ka miratuar vendimin për ndarjen e bursave të mobilitetit për studentët e nivelit bachelor, që do të kapin vlerën prej 20 milionë eurosh për një vit.

Po ashtu, kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin për ndarjen e shumës prej 100 eurosh për çdo student që plotëson kriteret për përfitim.

Nga aty kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se kjo mbështetje nuk mbaron me kaq.

“Nga 100 euro shumë e menjëhershme për të gjithë studentët. Mbështetja për studentët nuk mbaron me kaq. Sot do të merret vendimi edhe për bursën e mobilitetit për studentët ‘bachelor’, ndërsa shuma e mbështetjes do të varet nga distanca e vendbanimit”, theksoi Kurti.

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se kjo masë do të ketë një kosto buxhetore prej rreth 6 milionë eurosh.

“Kemi të bëjmë me ndarjen për shumën e menjëhershme për studentët që plotësojnë kriteret, në vlerë prej 100 eurosh. Kjo masë parasheh që të ketë kosto prej rreth 6 milionë eurove,” tha Murati.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More