QMK: Nën kontroll zjarri në deponinë Drislla, janë shuar 10 zjarre

nga Redaksia

Shkup, 11 shtator – Deri në orën 18:00 është vënë nën kontroll zjarri në deponinë Dislla, komuna Studeniçanit, ndërsa janë shuar 10 zjarre në territorin e gjithë vendit, informoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK).

Janë shuar zjarret në Strugë, te fshatrat Tateshi, Bogojcë dhe Masllodezhdë (pyll me pisha) dhe në Elen Kamen (vegjetacion i ulët), në fshatin Nikushtak, komuna Likovës, në fshatin Bullaçani të Shkupit, komuna Gazi Babës, në fshatin Strahojadica, komuna Zelenikovë.

QMK kumtoi se janë shuar zjarret edhe në komunat Staro Nagoriçane, Krushevë, Dellçevë, Bosilovë dhe në komunën Novo Sellë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More