Qoku: Në Parlament do jetë i përfaqësuar programi i Vetëvendosjes

nga Xh M

Shkup, 28 maj – Deputeti nga koalicioni VLEN, Bekim Qoku përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut do të jetë i përfaqësuar programi shoqëror dhe kombëtar i Vetëvendosjes.

“Në këtë mandat të legjislaturës së re të Kuvendit republikan të MV, programi shoqëror e kombëtar i VV do të jetë i përfaqësuar në shtëpinë ligjvënëse. Falënderoj votuesit dhe simpatizuesit e VV që mundësuan ndryshimin në këtë vend. Dihet se ata janë shumë më shumë se sa votat që duhen për një deputet. Përveç si numër, ata reflektojnë dhe frymë në këtë ndryshim historik të demokracisë së re në vend. Bashkë do të rritemi!”, ka shkruar Qoku.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More