Qyra kërkon garanci nga kryeministri për realizimin e projekteve

nga D. V.

Shkup, 30 tetor – Mendi Qyra, kandidati i pavarur i mbështetur nga VLEN për raundin e dytë për kryetar të Strugës ka kërkuar garanci edhe nga kryeministri Hristijan Mickoski për realizimin e projekteve të tij.

“Për të realizuar Programin e tij “133”, unë gjithmonë kam kërkuar bashkëpunim të sinqertë dhe mbështetje të fortë nga Qeveria. Jam mirënjohës për garancinë dhe përkushtimin që kanë dhënë liderët e Koalicionit VLEN, të cilët që nga fillimi kanë besuar në vizionin tonë për një Strugë funksionale, të zhvilluar dhe me dinjitet. Në ditët në vijim, ftoj zyrtarisht kryeministrin Hristijan Mickoski të vizitojë Strugën dhe të japë garancinë e Qeverisë për realizimin e Programit 133, program që sjell zgjidhje konkrete për problemet e ujësjellësit, infrastrukturës, qarkullimit urban, sigurisë, funksionalitetit dhe zhvillimit ekonomik të qytetit”, theksoi Qyra.(INA)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More