Qytetarët e Shkupit të zhgënjyer nga shërbimi në transportin publik

nga Xh M

Shkup, 9 tetor – Qytetarët të cilët rregullisht përdorin transportin publik vazhdojnë të shprehen të pakënaqur ndaj shërbimeve që marrin. Siç thonë ata, vonesat në linja të caktuar janë të pashmangshme duke shkaktuar vonesa në shkollë, punë dhe angazhime tjera që qytetarët kryejnë për çdo ditë.

“Kohën e fundit zero janë. 19 dhe 20, kur për të tjerët kishte këto nuk ishin. Sa kohë më të gjatë keni pritur në një stacion? Një orë e gjysëm deri në dy orë”, tha një qytetar.

“19, 20 dhe 9 e presim më gjatë pa përjashtuar edhe linjat tjera. Presim gjysëm ore ose edhe një orë. Çfarë bëni kur ska autobus? Vazhdojmë në këmbë, s’emi gjë tjetër, uroj që përfundimisht të rregullohet”, u shpreh një qytetare.

“Pakënaqësi totale, kjo është diçka e pabesueshme. Vonohen, nuk janë të saktë, janë të rrallë, nuk di çfarë të them tjetër. Më shumë e përdor linjën 16 drejt Përzhinos. Shpesh herë ka ndodhur të vonohem në punë për shkak të autobusëve ose 16”, tha një tjetër qytetare.

Disa qytetarë të tjerë thanë se dy ditët e fundit transportuesit janë pak më të rregullt kundrejt javës së kaluar kur kishte reduktime nga transportuesit privat.

“Momentalisht mirë, ka dy autobus, njëri shkon për lart e tjetri poshtë, momentalisht mir krahasuar me javën e kaluar”, deklaroi një qytetar.

“Të shohim çfarë do të ndodhë tani. Nuk po I paguajnë privatët prandaj, nëse nuk ka para nuk edhe muzikë”, nënvizoi një tjetër qytetar.

Kaosi në komunikacion është shtuar vitet e fundit për shkak të mungesës së transportuesve privat të cilët në periudha të caktuara nuk punojnë për shkak të borxheve të pashlyera që NQP ka ndaj transportuesve privat. Ndërmarrja e Qarkullimit Publik këtë fillim javë lëshoi 20 milionë denarë në llogaritë e transportuesve privat për të shlyer një pjesë të borxhit ndërsa shuma totale e borxhit të pashlyer është 150 milionë denarë. /Alsat/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More