Rade Trajkovskit Shtekli i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh

nga D V

Shkup, 20 janar – Rade Trajkovskit Shtekli i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, njoftojnë nga Gjykata Themelore Penale në Shkup.

Veç tij, masë paraburgimi prej 30 ditësh është dhënë edhe për nëntë personat që u arrestuan me Shteklin në operacionin e Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë për Krimin e Organizuar të zhvilluar këtë fundjavë.

Është pranuar edhe propozimi për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të cilët janë të paqasshëm për organet e rendit dhe ndalimi fillon me zbulimin e tyre, përkatësisht heqjen e lirisë.

Kundër këtyre vendimeve palët kanë të drejtë ankimimi në Këshillin Penal.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More