Rakiq thuhet se u rrah për borxhe financiare ndaj terroristit, Radojiçiq

nga Xh M

Kryetari i Lëvizjes Qytetare ”Odgovor”, Boban Bogdanoviq, po thotë se Goran Rakiq është rrahur për borxhe financiare ndaj terroristit, Milan Radojiçiq.

Siç bën të ditur Bogdanoviq, këtë ia kanë njoftuar shokët e tij, të cilët shton se i kanë pohuar se rrahja e Rakiqit, ndodhi nga kolegët e tij të organizatës terroriste ”Brigada e Veriut”, transmeton klankosova.tv.

”Mbrëmë shokët e mi nga Mitrovica më kanë njoftuar se llumi Goran Rakiq, është rrahur nga kolegët e tij të organizatës terroriste “Brigada e Veriut”. Borxhet e tij financiare ndaj terroristit Radojiçiq janë të mëdha! Sa për mua, le ta shfarosin njëri-tjetrin deri në fund!”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More