Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ironizoi sot me bufin e kënetës, deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me taksën e dividentit.
“Bufi, ndizufiku llampa e shkretë…”, shkruan Rama, ndërsa publikoi në rrjetet sociale një video me buf, ku dëgjohen deklaratat e kreut të PD-së Sali Berisha, i cili shprehet se taksa e dividentit do të shkojë 10%.
Ndërkohë një sipërmarrës në takim e kujton se taksa është aktualisht 8% dhe duhet të hiqet fare.
Kryeministri Rama ka ironizuar në vijimësi deklaratat e kreut të PD-së përmes bufit të kënetës, një specie sipas tij, që “konsiderohet shumë armiqësore ndaj diversitetit”.