Rama mirëpritet nga Mbreti Charles III në Londër

nga D. V.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër ku do të marrë pjesë në punimet e Samitit vjetor të Procesit të Berlinit.

Gjatë qëndrimit në Londër, Rama mori pjesë edhe në pritjen e Mbretit Charles III dhe Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer për liderët e Ballkanit Perëndimor në Pallatin St. James.

Samiti vjetor i Procesit të Berlinit zhvillohet sot në Londër me pjesëmarrjen e kryetarëve të qeverive, përfaqësuesve të nivelit të lartë të BE-së dhe vendeve partnere të Procesit të Berlinit, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe organizatave rajonale të përfshira në proces.

Rama ndodhet në Britaninë e Madhe që prej ditës së djeshme dhe ishte pjesë e panelit të Chatham House, me temë “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian” një diskutim mbi sfidat e secilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.

Gjithashtu, Kryeministri ishte i ftuar në “Future Resilience Forum 2025”, forumi ndërkombëtar i sigurisë dhe politikave globale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More