Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga Qendra Shëndetësore në Bubullimë të Lushnjës e cila pas rikonstruksionit ofron shërbime me kushte dhe ambiente bashkëkohore.
Rama shprehet se “kjo është një një nga 400 Qendrat Shëndetësore, të cilave u kishte mbetur vetëm emri si mbi një varr të mbuluar me ferra”.
Krahas pamjeve para dhe pas rikonstruksionit tërësor të qendrës shëndetësore, Kreu i Ekzekutivit thekson se “ne ia kthyem popullit me standardet e një shteti europian”.
Sipas tij, habia është se “ku e gjen këneta bashkë me faunën e saj paturpësinë të përballet akoma me Shqipërinë”.
Qendra Shëndetësore Bubullime ofron shërbime për rreth 5900 banorë të kësaj zone.
Ndërkohë që do të nisin edhe 100 qendra të tjera
Me buxhetin e këtij viti do të rikonstruktohen edhe 100 qendra të tjera shëndetësore duke përmbyllur gjithë ciklin e qendrave shëndetësore apo të kujdesit shëndetësor primar në shërbim të qytetarëve pranë vendbanimit.