Projekti “Veliera” në Durrës është drejt përfundimit. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamjet më të fundit të veprës urbane të arkitektit të njohur italian Marco Casamonti, pjesë e planit të zhvillimit të Durrësit Turistik 2030.
Kryeministri Rama e nis postimin me një mesazh drejtuar atyre që u përpoqën për të penguar realizmin e kësaj vepre “me mendimin e kohës së madhe të çuar dëm nga gjithëfarë të varfërish nga mendtë e kokës, që nuk lanë dy gurë bashkë për ta penguar këtë vepër të bukur urbane të arkitektit të mirënjohur Marco Casamonti”.
Sipas Kryeministrit, kjo vepër artistike është tanimë në detajet e fundit teknike, si një shëmbëlltyre tërheqëse e Durrësit Turistik 2030.
Projekti i Casamontit, i njohur si “Veliera”, është pjesë e planit të zhvillimit të Durrësit Turistik 2030, që synon transformimin e qytetit në një qendër moderne turistike dhe kulturore, me qëllim që ta bëjë qytetin një destinacion bashkëkohor turistik dhe një qendër të pasur kulturore.
Arkitekti i njohur Marco Casamonti ka qenë i angazhuar edhe në projekte të tjera urbane në Shqipëri, përfshirë ndërhyrje në qytetin e Tiranës dhe Vlorës.
