Ramë Lahaj i dhuron Izet Mexhitit filigran me hartën e Kosovës

nga Redaksia

Shkup, 13 gusht – Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, ka nderuar Izet Mexhitin me një dhuratë të veçantë dhe simbolike , një filigran të punuar me kujdes, që paraqet hartën e Kosovës.

Në një postim të bërë publikisht, Mexhiti ka ndarë një foto ku shihet bashkë me artistin e mirënjohur ndërkombëtarisht, Ramë Lahaj. Në imazh, Mexhiti mban në dorë filigranin e çmuar, ndërsa të dy shfaqen me buzëqeshje.

“Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, më nderoi me një dhuratë të veçantë e kuptimplote: një filigran me hartën e Kosovës,” ka shkruar Mexhiti.

Gesti i Lahajt përfaqëson jo vetëm miqësinë dhe respektin ndaj Mexhitit, por edhe një simbol të fortë të lidhjes shpirtërore dhe identitare me Kosovën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More