Raporti i PE për Shqipërinë! Me rëndësi pavarësia e SPAK dhe një opozitë konkurruese

nga Xh M

Parlamenti Europian mirëpret hapat e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, jo vetëm me përmbylljen me sukses të procesit screening, por edhe me hapjen e kapitujve të negociatave në vitin 2024.

Raporti vjetor mbi implementimin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, hartuar nga eurodeputeti David McCallister dhe miratuar në seancë plenare nga Parlamenti Europian sheh pozitivisht ambicien e Shqipërisë për të mbyllur shpejt negociatat, ndonëse tërheq vëmendjen në mangësitë e evidentuara sa i përket shtetit të së drejtës.

“Parlamenti Europian nënvizon nevojën për të përforcuar më tej reformat me qëllim adresimin e mangësive që vijojnë sa i përket kapitujve themelorë, veçanërisht shtetit të së drejtës, luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar; paralajmëron kundër minimit të punës së institucioneve të pavarura si SPAK”.

Në pak rreshtat dedikuar Shqipërisë, vëmendje e posaçme i kushtohet edhe jetës politike në vend si dhe rolit të opozitës në të.

“Parlamenti Europian nënvizon rëndësinë e një pluralizmi politik të qëndrueshëm dhe një opozite konkurruese dhe bën thirrje për dialog dhe angazhim konstruktiv midis mazhorancës dhe opozitës për të kapërcyer polarizimin e fortë politik në vend dhe për të nxitur procese demokratike që respektojnë të gjitha palët, duke përfshirë pakicat greke, rome dhe egjiptiane në vend”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More