Reagimi i Boris Johnson teksa sulmohet nga një struc gjatë pushimeve familjare

nga D. V.

Boris Johnsonit i është dashur të përballet me shumë sulme gjatë kohës që ka shërbyer si kryeministër në numrin 10.

Dhe në atë kohë, ato sulme i kanë ardhur kryesisht nga politikanë rivalë, gazetarë dhe anëtarë të publikut.

Por në një udhëtim të fundit në një park safari, ish-kryeministri takoi një sulmues më befasues – një më shumë se dy metra metra i gjatë, me kthetra dhe një sqep shumë të mprehtë, përcjell Telegrafi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Carrie Johnson (@carrielbjohnson)

Gruaja e Johnson, Carrie, postoi një klip në faqen e saj në Instagram, duke treguar familjen në makinën e tyre në një park në Teksas.

Ish-kryeministri me guxim – ose marrëzisht – “nxit” një struc në dritaren e hapur ndërsa mban në prehër djalin 4-vjeçar Wilfred.

Dhe në vend që të merr butësisht ushqimin e ofruar nga Johnson, zogu e godet atë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More