Real Madridi befason me objektivin e fundit për sulmin

nga D V

Real Madridi e ka vendosur si objektiv të madh të sulmit yllin e RB Leipzig, Benjamin Sesko, të cilin e shikon për afatin kalimtar të verës.

Los Blancos kanë filluar të mendojnë për përforcime të reja për sezonin e ri dhe tashmë kanë etiketuar disa emra.

Sipas mediumit El Gol Digital, Real Madridi po tregon interes për sulmuesin e RB Leipzig, Benjamin Sesko.

Raporti sugjeron se Los Blancos po planifikojnë të zhvendosshin Kylian Mbappen në krah dhe të nënshkruajnë një sulmues për të plotësuar rolin qendror.

Gjithashtu është vënë re se Arsenali po monitoron Seskon, duke shtuar një tjetër pretendent për nënshkrimin e tij në tregun e transferimeve.

Ndryshe, Sesko ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar tri asistime në 25 ndeshje në të gjitha garat për RB Leipzig këtë sezon.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More