Real Madridi mendon të shesë njërin nga katër yjet e ekipit pas humbjeve financiare

nga D V

Real Madridi ka pësuar disa humbje financiare pasi stadiumit ‘Santiago Bernabeu’ iu ndalua organizimi i koncerteve deri në mars 2025.

Sipas mediumit Relevo, Florentino Perez tani po mendon të shesë një yll të madh në skuadrën e Carlo Ancelottit për të mbledhur para dhe për të balancuar librat financiar.

Andriy Lunin, Antonio Rudiger, Aurelien Tchouameni dhe Rodrygo Goes janë disa nga yjet e mëdhenj që po konsiderohen për shitje nga drejtuesit e Los Blancos.

Vitin e kaluar, Real Madridi mbylli çdo bisedë për të shitur yjet e tyre të mëdhenj, por nuk është kështu këtë sezon pasi klubi dëshiron të rikuperojë shpejt humbjet financiare.

Kylian Mbappe dhe Vinicius Jr janë dy lojtarë e vetëm që thuhet se nuk janë në shitje te Real Madridi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More