Kur bëhet fjalë për një ëmbëlsirë elegante, të shijshme dhe të thjeshtë për t’u përgatitur, Tiramisu është gjithmonë në krye të listës.
E njohur si një nga simbolet ekuzhinës italiane, kjo ëmbëlsirë kremoze fitoi zemrat e të gjithëve falë shijes së pasur dhe teksturës së butë. Sekreti? Përdorimi i një krem djathi maskarpone – si ai ibrendit italian Ghidetti, i cili siguron një krem perfekt për këtë recetë.
Përbërësit:
– 250 g Mascarpone Ghidetti,
– 3 vezë të freskëta (ndajmë të verdhat nga të bardhat),
– 100 g sheqer,
– 200 g biskota,
– 300 ml kafe esspreso e ftohur,
– 2 lugë gjelle likor kafeje ose amaretto (opsionale),
– Kakao pluhur për spërkatje.
Përgatitja: Kremi i tiramisu-së
– Në një enë rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të bëhen masë kremoze dhe mengjyrë të çelët.
– Shtojmë krem djathin Mascarpone Ghidetti dhe përziejmë derisa të krijohet një krem i butë dhe homogjen.
– Në një enë tjetër rrahim të bardhat e vezëve derisa të bëhen shkumë e fortë dhe i bashkojmë butësisht me krem mascarpone.
Shtresimi
– Zhysim shpejt biskotat Savoiardi në kafe (kujdes,mos i lini gjatë që të mos zbuten tepër).
– Vendosim një shtresë biskotash në fund të një formë qelqi.
– Sipër shtojmë gjysmën e kremit me mascarpone.
– Vendosim një tjetër shtresë biskotash dhe e mbulojmë me pjesën tjetër të kremit.
Finalizimi
– Sipërfaqen e spërkatim me kakao pluhur.
– E lëmë të ftohet në frigorifer për të paktën 4 orë (më së miri gjatë natës).
Rezultati
Një tiramisu i butë, aromatik dhe i freskët, ku çdo lugë është një përjetim i ëmbëlsisë italiane. Krem djathi Mascarpone Ghidetti siguron kremozitetin dhe shijen origjinale që e kthen këtë recetë në një kryevepër.