Rehabilitimi i pacientëve me djegie të rënda mund të kryhet vetëm nga kuadri i specializuar mjekësor

nga Xh M

Shkup, 25 mars – Rehabilitimi mjekësor, veçanërisht tek pacientët me djegie të rënda dhe lëndime të rënda, paraqet aktivitet rreptësisht të rregulluar shëndetësor, që mund të kryhet vetëm nga institucionet shëndetësore dhe kuadri i specializuar mjekësor.

Fizioterapia e papërshtatshme pa vlerësim mjekësor mund të çojë në pasoja të padëshirueshme për shëndetin e pacientëve dhe veprime të tilla janë të dënueshme sipas Ligjit për mbrojtje shëndetësore, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Prej aty theksojnë se sistemi shëndetësor ka kapacitete adekuate dhe kuadër profesional mjekësor, i gatshëm për t’iu përgjigjur nevojave për kujdes emergjent mjekësor, rehabilitim dhe fizioterapi afatgjatë.

“U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve dhe profesionistëve mjekësorë që të vazhdojnë punën e koordinuar dhe profesionale për të siguruar kujdes të sigurt dhe cilësor për të lënduarit”, Njofton Ministria e Shëndetësisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More