Reshjet e shiut, Policia bën thirrje për kujdes në trafik

nga D. V.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje shoferëve që të bëjnë kujdes më të shtuar gjatë ngasjes në kushte të shiut, për të garantuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Nëpërmjet një njoftimi Policia ka dhënë arsyet e shumta për të cilat duhet të kihet kujdes.

Apeli i policisë:

Të ngasni me kujdes në kushte të shiut për sigurinë tuaj dhe të të tjerëve në rrug

NGASJE E SIGURT NË SHI!

Ju lutemi mbani parasysh këto këshilla thelbësore:

MBAJ DRITAT E NDEZURA

Dritat rrisin dukshmërinë për ju dhe për të tjerët.

ZVOGËLONI SHPEJTËSINË

Rruga e lagur kërkon frenim më të gjatë – udhëtoni me kujdes.

SHMANGNI SHPËRQENDRIMET

Mos përdorni telefonin – qëndroni të përqendruar te rruga.

 KRIJONI DISTANCË PASUESE MES MJETEVEMos i qëndroni shumë afër makinës para jush – parandaloni aksidentet.Mos lejoni që reshjet t’ju ndalin nga kujdesi!

Siguria është në duart tuajaKontakti i Policisë së Kosovës:

Nga telefonia fikse dhe mobile: 192.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More