Restaurohet banesa e Angonatëve, Gonxhja: Dëshmi e rrallë e arkitekturës gjirokastrite

nga D. V.

Punimet restauruese në Gjirokastër po ruajnë pamjen origjinale të qytetit që mbledh me dhjetëra mijë turistë vendas e të huaj në çdo stinë të vitit.

Kështu, tashmë ka përfunduar edhe restaurimi i banesës “Angonatët”, e cila ruan karakteristikat e qytetit.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja. “Angonatët” është monument kulture, Kategoria I.

Ministri sqaron se, ndërhyrjet e kryera në çati, fasadë dhe elementët mbrojtës i kanë dhënë banesës një pamje të re, duke ruajtur autenticitetin dhe duke e mbrojtur për gjeneratat që do të vijnë.

Ky kompleks banimi është një dëshmi e rrallë e arkitekturës gjirokastrite, ku dritaret e shumta, ballkoni unikal dhe prania e tre oborreve tregojnë për zhvillimin e banesës qytetare dhe përshtatjen e saj me kohën.

Kjo banesë gjendet në pikën më të dukshme të qytetit. Ajo është ndërtuar në vitin 1881 dhe është një shembull kuptimplotë për të treguar zhvillimin e banesës gjirokastrite dhe aftësinë e saj për t’iu përshtatur kushteve të jetës në zhvillim. Banesa është e ndërtuar me mure guri shtresor. Dhomat janë të pajisura me tavane dekorativë dhe mjaft elementë të tjerë dekorativë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More