Rihapen regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta në portalin “e-Albania”

nga D. V.

Rihapen regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta në portalin “e-Albania”.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu u bëri apel sot prindërve që ende nuk i kanë regjistruar fëmijët në shkollë, të përfitojnë nga afati i ri i regjistrimeve.

Sipas njoftimit, më 5 shtator, nga ora 08:00 deri në orën 24:00, do të rihapen regjistrimet online për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta në portalin qeveritar “e-Albania”.

“Ftojmë të gjithë prindërit që nuk kanë kryer ende regjistrimin e fëmijëve, të shfrytëzojnë këtë mundësi”, deklaroi ministrja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More