Rolls-Royce Primavera, modeli i rrallë me motiv lulesh

nga D. V.

Rolls-Royce Specter është bërë edhe më ekskluziv me lansimin e edicionit të ri Inspired by Primavera.

E emëruar sipas fjalës italiane për pranverën, Primavera paraqet karroceri të pikturuar me dorë me një motiv lulesh qershie në dyert e përparme.

Modeli gjithashtu merr rrota unike të cilat kanë një “formë të drejtuar” të projektuar për t’iu ngjarë “petaleve që hapen gradualisht për të takuar dritën e pranverës”.

Tema e luleve vazhdon brenda me ulëse shumëngjyrëshe me motive të qëndisura lulesh.

Spectre Inspired by Primavera do të ofrohet në tre variante të njohura si Evanescent, Reverie dhe Blossom.

Secila ka një skemë ngjyrash unike dhe modeli do të jetë i disponueshëm për porosi në fillim të vitit 2026.

Dorëzimet pritet të fillojnë pak para pranverës.

Modeli ka një bateri litium-jon me kapacitet prej 102 kWh, e cila fuqizon dy motorët elektrikë.

Kjo i mundëson të përshpejtojë nga 0 në 100 km/h në 4.4 sekonda.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More