Një përleshje ka ndodhur mëngjesin e së enjtes te stacioni i autobusëve në Pejë, ku dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë, raporton Ekonomia Online.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka treguar për Ekonomia Online se përveç gëzhojave, në vendin e ngjarjes nuk kanë hasur në ndonjë person të dyshimit apo viktimë.
“Rreth orës 08:37 policia është njoftuar për një rrahje te stacioni i autobusëve në Pejë, ku dyshohet se pati edhe të shtëna me armë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur disa gëzhoja”, tha Gashi.