Rreth 16 mijë nxënës në shkollat profesionale

nga D. V.

Rreth 16 mijë nxënës të shkollave profesionale nisin sot vitin e ri arsimor.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u ka uruar suksese nxënësve të shkollave profesionale në të gjithë vendin

Një urim të veçantë, Gonxhja ka përcjellë për mbi 4,200 nxënësit e klasës së 10-të, të cilët për herë të parë nisin rrugëtimin drejt profesionit të tyre.

Edhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka uruar të gjithë nxënësit që sot hapet një kapitull i ri me nisjen e vitit të ri shkollor

Denaj ka uruar suksese për çdo hap në rrugën e dijes, veçanërisht për të rinjtë që kanë zgjedhur shkollat profesionale si garanci për të ardhmen e tyre.

“Me programe të kombinuara mes teorisë dhe praktikës, shkollat profesionale bujqësore përgatisin brezin e ri për tregun e punës në bujqësi, veterinari dhe teknologji ushqimore”, thekson ministrja.

Ndërkohë regjistrimet për klasën e 10-të në arsimin profesional janë të hapura deri më 30 shtator, përmes portalit e-Albania.

Ministrja Denaj rendit disa nga shkollat shkollat profesionale bujqësore ku nxënësit mund të regjistrohen ose të transferohen si, shkolla “Charles Telford Erickson” në Golem, shkolla “Ndre Mjeda” në Bushat, shkolla “Rakip Kryeziu” në Fier, shkolla e mesme Profesionale Shërbime në Korçë, shkolla e mesme profesionale në Kamëz si dhe shkolla “Mihal Shahini” në Cërrik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More