Rreth 22 mijë vizitorë në sitet kulturore në Janar, ja kush janë dy kalatë më të frekuentuara

nga Xh M

Janari i 2025 tregon se sitet kulturore dhe muzetë nuk njohin sezon, sa i takon vizitueshmërisë. Ato kanë mirëpritur 21.800 vizitorë dhe turistë në muajin që lamë pas.

Të huajt janë ato që vazhdojnë të tregojnë interes për historinë dhe kulturën e vendit tonë. “Shtëpia me Gjethe” është një prej destinacioneve më të frekuentuara në kryeqytet, duke u renditur ndër pesë destinacione kulturore më të vizituara për muajin Janar.

“Jam nga Spanja. Shqipëria më ka impresionuar me historinë dhe kulturën e saj. Është një vend që do ia sugjeroj edhe miqve të mi”.

“Muzeu me gjethe është ndër të parët që vizitoj me miqtë e mi prej të cilëve mësova se Shqipëria ka pasur një nga regjimet më të egra të diktaturës”.

Në muajin që lamë pas, ky muze mirëpriti 2261 vizitore ose 9% më shumë se Janari i 2024.

“70% janë të huaj, 30% janë vizitorë vendas. Italia vijon të mbajë numrin e parë. Në Janar është çuditërisht Turqia në vend të dytë dhe në vend të tretë Anglia”, tha Etleva Demollari, drejtuese e muzeut.

Në vendin e parë si më i vizituar renditet muzeu “Gjergj Kastrioti” në Krujë me 4000 vizitorë, ndjekur nga Parku Arkeologjik i Shkodrës me mbi 3800, Kalaja e Gjirokastrës me mbi 2800, muzeu “Shtëpia e me Gjethe”, dhe muzeu “Onufri” me 1928 vizitorë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More