Rutte: Nisma e SHBA-së për paqen në Ukrainë pritet të ketë sukses

nga D. V.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte u shpreh optimist në lidhje me nismën e udhëhequr nga SHBA-ja – për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Jam i bindur se këto përpjekje të vazhdueshme përfundimisht do të rivendosin paqen në Evropë”, u tha Rutte gazetarëve, në Bruksel.

Gjithashtu, ai theksoi se ndërsa Rusia vazhdon të sulmojë Ukrainën, Kievi mbetet i varur nga ndihma ushtarake.

“Pres që aleatët të njoftojnë kontribute të reja në ditët në vijim”, tha ai, duke iu referuar iniciativës së financimit të Listës së Kërkesave me Prioritet për Ukrainën (PURL).

Kjo skemë financimi parashikon që municionet dhe armët e prodhuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës t’u shiten aleatëve evropianë dhe Kanadasë, të cilat më pas do t’i vihen në dispozicion Ukrainës.

Gjermania ka financuar tashmë një paketë armësh prej 500 milionë dollarësh dhe kohët e fundit njoftoi një fond të mëtejshëm prej 150 milionë eurosh për iniciativën.

“Ndërsa punojmë për paqen, nuk mund të humbasim nga sytë sulmet gjithnjë e më brutale të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Rutte.

“Rusia po shënjestron sistematikisht infrastrukturën civile dhe po i privon ukrainasit nga energjia në fillim të dimrit”, tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More