Ruzhdi Matoshi: Zhelina meriton zhvillim dhe udhëheqje me vizion, kush ka puls si Emiri?

nga Xh M

Tetovë, 29 shtator – Ish-deputeti Ruzhdi Matoshi ka theksuar rëndësinë strategjike të Zhelinës, duke e quajtur atë “portë e Tetovës për në Shkupin Dardan” dhe duke nxjerrë në pah nevojën për investime të menjëhershme dhe udhëheqje që ndien ritmin e kohës.

Sipas Matoshit, Zhelina nuk mund të presë më. Ajo ka nevojë për zhvillim të qëndrueshëm: zonë ekonomike me investime moderne, infrastrukturë rrugore, çerdhe, sheshe, terrene sportive dhe objekte shkollore e kulturore që të kultivojnë krenarinë dhe frymëzojnë komunitetin.

Ish-deputeti propozon Emirin si liderin që ka “pulsin” e duhur për të çuar përpara këtë vizion dhe për t’i dhënë Zhelinës zhvillimin që e meriton.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More