Sadushi pret Krammen: Afërsia me kuadrin ligjor gjerman, referencë për praktikën gjyqësore

nga D. V.

E ndodhur në Tiranë për një vizitë zyrtare, Anette Kramme, anëtare e Bundestag-ut Gjerman dhe Sekretare Parlamentare e Shtetit pranë Ministres së Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, u prit sot në një takim nga Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi dhe Zëvendëskryetarit Ilir Panda.

Kramme shprehu vlerësimin e saj dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë proces si një angazhim që shkon përtej dimensionit ekonomik dhe lidhet ngushtë me përputhjen e vlerave evropiane që Shqipëria i ndan.

Ajo u ndal edhe tek sfidat e Gjykatës së Lartë pas Reformës në Drejtësi, të cilën e përshkroi si një ndërhyrje të thellë shoqërore që kërkon vullnet, konsistencë dhe guxim institucional.

Sadushi theksoi afërsinë mes kuadrit ligjor shqiptar dhe atij gjerman, si një referencë e rëndësishme në praktikën gjyqësore, dhe prezantoi arritjet konkrete të Gjykatës së Lartë: uljen e backlog-ut, rritjen e cilësisë së vendimeve dhe transparencës, të gjitha të reflektuara në rritjen e besimit të publikut, veçanërisht në kontekstin e procesit të integrimit në BE.

Në cilësinë e Kryetares së Fondacionit IRZ, Kramme shprehu gjithashtu interes për bashkëpunimin me Gjykatën e Lartë dhe funksionimin e platformës JUDIX, një instrument modern dhe i dobishëm për juristët shqiptarë, i mundësuar falë mbështetjes së IRZ. Sadushi shprehu mirënjohjen për këtë mbështetje dhe vuri në dukje rëndësinë e vijimit dhe zgjerimit të projekteve të përbashkëta.

Në takim i ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri Karl Bergner, si dhe përfaqësues të tjerë të Fondacionit IRZ.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More