Sadushi: Standarde profesionale në organizimin e Kongresit Botëror të Ligjit 2027

nga D. V.

Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, priti sot drejtoreshën Ekzekutive të Fondacionit Botëror të Ligjit, Angela Montoya, me të cilën bisedoi mbi organizimin e Kongresit Botëror të Ligjit 2027 (World Law Congress), që do të zhvillohet në Shqipëri.

Sadushi theksoi rëndësinë e këtij eventi global, duke nënvizuar se Shqipëria, si vend mikpritës, “do ta organizojë siç duhet, me përkushtim dhe standardet më të larta profesionale”.

Ai shtoi se Gjykata e Lartë, si institucion bashkëorganizues, “do të japë kontributin maksimal për suksesin e këtij Kongresi”.

Montoya vlerësoi përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Kongresin e fundit në Santo Domingo dhe theksoi se Shqipëria u përzgjodh mes disa vendeve kandidate për shkak të profesionalizmit dhe angazhimit të treguar, duke shprehur besimin se Kongresi 2027 do të jetë një organizim i shkëlqyer me pjesëmarrje të gjerë ndërkombëtare.

Kjo ngjarje që do ta vendosë Shqipërinë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare të drejtësisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More