Sejdiu: ASH nuk është larguar nga VLEN-i, por vetëm Taravari

nga Redaksia

Zhelinë, 19 maj – Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, në intervistën e fundit në TVAlsat deklaroi se vendimi i Taravarit për t’u larguar nga koalicioni ka qenë një gabim jetësor i tij.

Ai shtoi se nga VLEN nuk është larguar ASH-ja, por Arben Taravari, kjo dëshmohet çdo ditë e më shumë me largimet e përditshme që bëhen nga Aleanca për Shqiptarët e Taravarit. Sipas tij, ky është një tregues se vendimi i tillë ishte i gabuar.

“Ne kemi marrë besimin e qytetarëve dhe duhet të jemi serioz në angazhimin tonë. Nuk mund të kritikojmë kur të gjithë eksponentët i kemi në qeveri. Ata që po japin dorëheqje po përfundojnë te BDI-ja. E gjithë kjo është bërë për kalkulime të disa komunave”, u shpreh Sejdiu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More