Sekuestrohen 435 kilogramë kokainë me vlerë 70 milionë euro

nga D. V.

Policia kufitare italiane, GDF njoftoi sot sekuestrimin  e një sasie prej më shumë se 435 kilogramëve kokainë shumë të pastër, me vlerë në tregun e zi prej mbi 70 milionë eurosh, në portin e Gioia Tauros, në jug të vendit.

Sipas një komunikate të GDF-së, droga, e zbuluar në këtë port të Kalabrisë, ishte fshehur brenda një ngarkese prej rreth 1 000 qese kikirikash që vinte nga Amerika Latine dhe ishte destinuar për Evropën Lindore.

”Ky operacion cilësohet si  goditje e  rëndë për të ardhurat e organizatës kriminale të trafikut të drogës”, u shpreh policia.

Ajo shtoi se gjatë këtij viti janë sekuestruar në Gioia Tauro mbi 5,0 tonë drogë, me një vlerë totale rreth 650 milionë euro.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More