Sela: Dibra i bashkohet referendumit dhe betejës për dinjitet, krenari dhe barazi

nga D. V.

Shkup, 24 shtator – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në fjalimin e tij në hapjen e shtabit komunal në Dibër theksoi se ky moment është shumë më shumë se një zgjedhje administrative është një referendum për betejë për dinjitet, krenari dhe barazi, shkruan Top24

Dibra i bashkohet referendumit dhe betejës për dinjitet, krenari dhe barazi.

Sonte u dëshmua kjo me prezencën masovike të dibranëve që morën pjesë në hapjen e shtabit të Aleancës Kombëtare për Integrim.

Fitorja jonë në Dibër duket në shesh, por më e vlefshme se çdo fitore politike është mbrojtja e indit kombëtar në çdo cep ku ka shqiptarë.

Së bashku me kandidatin për Kryetar të Dibrës, Ilirian Fetahu, bartësin e listës, z. Artin Spahiu dhe me të gjithë ekipin e këshilltarëve, ju sigurojmë me bindje se do të jemi zëri juaj i fuqishëm gjatë mandatit katërvjeçar.

Mbi të gjitha, bashkë të rikthejmë dinjitetin kombëtar dhe të ndalim diskriminimin e nëpërkëmbjen e shqiptarëve!

#Dibër #AKI #Bashkë

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More