Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

nga Xh M

Shkup, 24 tetor – Në Shqipëri, 54.2 për qind e qytetarëve janë konsideruar të varfër, në Mal të Zi 50 për qind, në Maqedoni 48.4 për qind, ndërsa në Serbi 41.8 për qind.

Vitin e kaluar, 17.4 për qind e popullsisë së BE-së është konsideruar subjektivisht e varfër, që paraqet përmirësim krahasuar me 19.1 për qind të regjistruar në vitin 2023, ka publikuar Eurostat.

Greqia ka normën më të lartë të njerëzve që konsiderohen subjektivisht të varfër (66.8 për qind), pasuar nga Bullgaria (37.4 për qind) dhe Sllovakia (28.7 për qind). Normat më të ulëta janë regjistruar në Holandë dhe Gjermani (të dyja me 7.3 për qind) dhe në Luksemburg (8.5 për qind).

Duke parë sipas grupmoshave, shkalla subjektive e varfërisë ka qenë më e lartë te të rinjtë nën 18 vjeç, me 20.6 për qind. Te personat nga 18 deri në 64 vjeç është 17.3 për qind, ndërsa te ata mbi 65 vjeç është 14.9 për qind.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More