Çdo kompani do të prekej nëse flluska e inteligjencës artificiale (AI) do të shpërthente, tha për BBC kreu i firmës mëmë të Google, Alphabet.
Duke folur ekskluzivisht për BBC News, Sundar Pichai tha se ndërsa rritja e investimeve në inteligjencën artificiale (Ai) kishte qenë një “moment i jashtëzakonshëm”, kishte njëfarë “irracionaliteti” në bumin aktual të AI-së.
Kjo vjen mes frikës në Silicon Valley dhe më gjerë për një “shpërthim”, pasi vlera e kompanive të teknologjisë së AI-së është rritur ndjeshëm në muajt e fundit dhe kompanitë shpenzojnë shumë për industrinë në lulëzim.
I pyetur nëse Google do të ishte imune ndaj ndikimit të shpërthimit të flluskës së AI-së, Pichai tha se gjiganti i teknologjisë mund ta përballonte atë stuhi të mundshme, por gjithashtu lëshoi një paralajmërim.
“Mendoj se asnjë kompani nuk do të jetë imune, përfshirë ne”, tha ai.
