Shefi i NATO-s Rutte bën thirrje për më shumë ndihmë për Ukrainën

nga Xh M

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte u ka bërë thirrje anëtarëve të aleancës dhe partnerëve të tjerë perëndimorë që të ofrojnë më shumë mbështetje për Ukrainën ndërsa moti i ftohtë po afrohet.

Duke folur pas një takimi me presidentin letonez, Edgars Rinkevics sot në bazën ushtarake Adazi, Rutte paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin do të përdorte dimrin si “armë”.

Rutte tha se Rusia do të përpiqej të shkatërronte sistemin e furnizimit me energji të Ukrainës.

“Kjo është arsyeja pse ne të gjithë duhet të rrisim mbështetjen tonë për Ukrainën, duke përfshirë mbrojtjen ajrore për të mbrojtur infrastrukturën kritike”, tha ai.

“Në mënyrë që të forcojnë aftësitë e tyre mbrojtëse, anëtarët e NATO-s do të duhet të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes dhe të rrisin prodhimin e armëve”, tha Rutte.

Rinkevics u bëri thirrje gjithashtu partnerëve të NATO-s që të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen. Objektivi zyrtar i NATO-s për shpenzimet ushtarake është aktualisht 2% të produktit të brendshëm bruto (PBB).

Rutte dhe Rinkevics ndoqën një manovër të brigadës shumëkombëshe të NATO-s të stacionuar në Letoni.

Rreth 3500 ushtarë nga 13 vende të NATO-s morën pjesë në manovrën “Resolute Warrior”. Letonia ndan një kufi me Rusinë dhe aleatin e saj të ngushtë Bjellorusinë në lindje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More