Shkup, 16 shtator – Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral – major Sashko Lafçiski, prej sot e deri më 18 shtator do të marrë pjesë në konferencën e 28-të të shefave të Shtatmadhorive të Forcave të Armatosura të vendeve anëtare të SHBA-Karta e Adriatikut (А-5).
“Konferenca, e cila do të mbahet këtë vit në Tiranë, Republika e Shqipërisë, mbahet me temën “A-5 për stabilitet dhe bashkëpunim: Ndërtimi i një Mjedisi të Sigurt nëpërmjet Sinergjisë Civilo-Ushtarake dhe Dialogut Rajonal”. Ngjarja i këtij viti synon të nxjerrë në pah rëndësinë e bashkëpunimit civil-ushtarak në kuadër të bashkëpunimit rajonal, si një nga elementët kryesorë për një përgjigje të koordinuar dhe të përbashkët ndaj sfidave globale të sotme, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë.
SHBA-Karta e Adriatikut, sqarojnë prej atje, është nismë e vendosur në vitin 2003, me nënshkrimin e marrëveshjes, në të cilën përveç SHBA-së si sponsore, Republika e Maqedonisë së Veriut, Shqipëria dhe Kroacia u angazhuan përgjatë kornizës institucionale ta zhvillojnë bashkëpunimin rajonal në fushën e mbrojtjes. Gjatë vitit 2008, nismës iu bashkëngjitën Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi, përderisa Sllovenia, Serbia dhe Kosova kanë status të vendeve vëzhguese.