Shehaj për masat ndaj Ballukut: Moment shprese për Shqipërinë

nga D. V.

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj reagoi sot në lidhje me masat e marra nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku dhe ndalimin e daljes jashtë vendit.

Sipas Shehajt, po shkërmoqet një autokraci e korruptuar që ka sunduar për 35 vite ne Shqipëri.

Nga Kryesia e Kuvendit, kryetari i Mundësia deklaroi se ky është momenti për t’u shkëputur përfundimisht nga e kaluara.

“Të korruptuarit që kanë marrë peng këtë vend për mbi 3 dekada po dalin para drejtësisë. Po dalin para drejtësisë ata që kanë vjedhur popullin më të varfër në Europë. Po dalin para drejtësisë ata që kanë larguar nga Shqipëria miliona shqiptarë në gjithë botën. Po dalin para drejtësisë ata që u kanë mohuar shqiptarëve çdo të drejtë”, tha Shehaj.

Shehaj shtoi se më në fund, edhe në Shqipëri, vendi i të korruptuarve është para drejtësisë.

“Nëse ky është një moment tmerri për pushtetarët e korruptuar, nga ana tjetër ky është një moment shprese për Shqipërinë. Shqiptarët nga sot mund të fillojnë të shikojnë dritën në fund të tunelit.  Mund të fillojnë të shikojnë nga e ardhmja. Mund të fillojnë procesin e ndërtimit të një shoqërie perëndimore, demokratike, ku qytetarët kanë të drejta”, tha ai.

Sipas Shehajt ky është momenti për tu shkëputur përfundimisht nga e kaluara.

“Ky është qëllimi i Partisë Mundësia, dhe ftojmë çdo shqiptar që ëndërron një vend ku mund t’ia dalësh me punë të ndershme, të na bashkoheni”, tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More