Shekerinska merr pjesë në Forumin për politikë të jashtme dhe sigurisë në Lituani

nga D V

Bruksel, 15 janar  – Zëvendës sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska prej sot e deri të premten do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Lituani, ku do të marrë pjesë në Forumin vjetor të nivelit të lartë për politikë të jashtme dhe sigurisë “Takimi i borës 2025” që po mbahet në qytetin Trakai.

Në margjina të Forumit, është paraparë që Shekerinska të ketë takime bilaterale me prëfaqësues të tjerë të lartë, pjesëmarrës në tubim, mes të cilëve edhe me presidentin lituanez, Gitanas Nauseda dhe ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes të Lituanisë, Kestutis Budris dhe Dovile Shakaliena.

Krahas pjesëmarrjes në Forum, Shekerinska gjatë qëndrimit në Lituani do t’i vizitojë edhe pjesëtarët e Grupit luftarak multinacional të NATO-s dhe të brigadës “Ujku i hekurt” i stacionuar në qytetin Rukla.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More