Shekerinska – Sorensen: Bashkëpunimi i vazhdueshëm midis NATO-s dhe BE-së është çelësi për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

nga D. V.

Shkup, 1 prill – Zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska është takuar me përfaqësuesin special të BE për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen.

Shekerinska ka shkruar në X, se vazhdimi i bashkëpunimit NATO-BE është çelësi për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Radmila Shekerinska mori detyrën si zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s më 2 dhjetor 2024. Si ish-zëvendëskryeministre dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Shekerinska ka përvojë të gjerë si politikëbërëse dhe ndërtuese e konsensusit.

Kurse, diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen, zyrtarisht mori detyrën në krye të dialogut Kosovë-Serbi më 01 shkurt 2025.

Për dallim nga Miroslav Lajçak, Sorensen është i ngarkuar nga Bashkimi Evropian vetëm për dialogun pa çështjet e tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, si dhe fokusi i tij primar do të jetë zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More