Pak erë dhe një liqen i trazuar mjaftojnë që Ilirjan Tasellari të ngjitet mbi dallgë dhe të sfidojë gravitetin përmes kitesurfing. Pogradecari i njohur është bërë prej vitesh një figurë ikonike për këtë sport ekstrem, i cili për të nuk është më thjesht një pasion, por një mënyrë argetuese per turistët.
Që prej vitit 1998, Tasellari është bërë një me liqenin e Ohrit. Pamja e tij duke rrëshqitur mbi sipërfaqen e ujit është kthyer në një moment të zakonshëm për kalimtarët e rrugës Pogradec-Tushemisht, që shpesh ndalen për të ndjekur demonstrimet e tij.
Në vitet e fundit, kitesurfing ka njohur një zhvillim të ndjeshëm edhe në Shqipëri, duke tërhequr gjithnjë e më shumë të rinj dhe të apasionuar pas sporteve të ujit.
Liqeni i Ohrit, me kushtet e favorshme natyrore dhe erën konstante, po kthehet në një nga pikat më atraktive për këtë sport në rajon.
Ilirjan Tasellari mbetet një ndër emrat që ka kontribuar më së shumti në promovimin dhe përhapjen e këtij sporti në vend, duke sjellë në çdo dalje të tij një frymë aventure dhe lirie.
