Poezi nga: Marin Sorescu
Përktheu: Aurel Plasari
Një fill merimange
Varet nga tavani
Saktësisht mbi shtratin tim.
Çdo ditë vërej
Sesi lëshohet gjithnjë më poshtë.
Më dërgohet edhe
Shkalla për në qiell, them,
Më hidhet nga lart.
Ndonëse jam dobësuar tmerrësisht
Sa jam vetëm fantoma e atij që kam qenë,
Mendoj se trupi im
Është gjithsesi mjaft i rëndë
Për këtë shkallë delikate.
– Shpirt, bë ti përpara:
Çap! Çap!