Shkarkohen ambasadorët Memedi, Rosokllija dhe Uzunov, Popov krahas Brazilit emërohet dhe ambasador në Uruguai

nga Xh M

Shkup, 18 nëntor – Janë tërhequr ambasadorët e Maqedonisë në Itali, Austri dhe Indi. Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nënshkroi një seri dekretesh me të cilat bëhen ndryshime të rëndësishme në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore.

Ambasadori Vesel Memedi në Romë do të përfundojë mandatit më 31 janar 2026.

Osvit Rosokllija do të tërhiqet nga detyra në Austri më 28 shkurt, ndërsa ambasadori Sllobodan Uzunov në Indi do ta lërë funksionin më 19 dhjetor 2025.

Në të njëjtën kohë, ambasadori Igor Popov merr kompetenca shtesë – me dekretin e ri ai emërohet ambasador joresident në Uruguai, me seli në Brazil. Dekretet hyjnë në fuqi menjëherë, dhe për zbatimin e tyre është përgjegjës Ministria e Punëve të Jashtme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More