Shkurtohet buxheti në disa projekte shqiptare

nga Redaksia

Shkup, 19 nëntor – Buxheti i vitit të ardhshëm nuk ndan qartazi mjetet që do të duhet të ishin ndarë për ndërtimin e Kampusit të Universitetit Nënë Tereza. Është e paqartë nëse do të gjendet mjetet nga buxheti dhe nëse mund të fillojë ndërtimi, ashtu siç ishte premtuar.

Në buxhet parashikohet qartë ndërtimi i Fakultetit të shkencave informatike dhe inxhinierisë kompjuterike dhe i Fakultetit për kulturë fizike, por jo edhe investime shtesë në buxhetin e Universitetit Nënë Tereza me të cilat do të fillonte realizimi i asaj që është premtuar.

Qeveria miratoi vendimin për ndërtimin e kampusit Universitar Nënë Tereza më 3 shtator 2024 në vlerë prej 34.5 milion eurove. Në tetor të këtij viti, ish zv.kryeministri Mexhiti tha se Ministria e Transportit kishte miratuar kalimin e tokës në pronësi të Universitetit, me të cilën gjë, sipas tij, praktikisht fillon realizimi i projektit.

Deri tani, UNT-së i janë lëshuar rreth 150 milionë denarë për fazën përgatitore të projektit, por që hynë në buxhetin e vitit 2025-së.//InfoShqip

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More