Shpërthen zjarr në Rashtak, janë përfshirë edhe shtyllat elektrike! Rrezikohen objektet

nga Redaksia

Shkup, 7 shtator – Gjatë ditës së sotme, rreth orës 14:00, ka shpërthyer zjarr në Malin e Zi të Shkupit, pranë fshatit Rashtak, Komuna Gazi Babë. Pas paraqitjes së rastit, menjëherë kanë ndërhyrë ekipet e Brigadës të Qytetit të Shkupit.

Sipas informacioneve nga terreni, zjarri rrezikon objekte dhe infrastrukturë, ndërsa janë përfshirë edhe shtyllat elektrike të EVN-së.
midle

Për këtë arsye, kompania është njoftuar dhe ka ndërmarrë masa për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në atë rajon.

Nga QMK-ja thonë se për shkak të vështirësive në terren, ekipet e BMZ-së hasin pengesa në shuarjen e zjarrit. Në aksion janë angazhuar edhe dy aeroplanë “Air Tractor” të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe një helikopter i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More