Shpërthim në Tiranë, dëmtohen disa automjete

nga D. V.

Rreth orës 03:50 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Peti” në Tiranë, një sasi e dyshuar lënde plasëse është vendosur dhe ka shpërthyer në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E.K., 39 vjeç.

Si pasojë, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete të parkuara aty pranë.

Policia e Tiranës ka nisur hetimet dhe ka administruar pamjet filmike nga vendngjarja.

Forcat e rendit po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave që kanë çuar në këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë:

reth orës 03:50, në rrugën “Peti”, dyshohet se në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K., 39 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara.

Grupi hetimor ka administruar pamjet filmike nga vendngjarja dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /euronews/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More