“Shqipëria të arrestojë mësuesin fetar të hebrenjve, akuza për krime lufte në Gaza”

nga L. M

Autoriteteve shqiptare u është kërkuar të arrestojnë dhe gjykojnë rabinin kryesor të vendit, Yoel Kaplan, nën dyshimet për përfshirje në krime lufte dhe krime kundër njerëzimit si pjesë e “gjenocidit të Izraelit në Gaza,” raporton Middle East Eye. Çështja ndaj Kaplan, shtetas izraelito-amerikan dhe ushtar aktiv i ushtrisë izraelite, i cili gjithashtu është drejtues i komunitetit të vogël hebre në Shqipëri, iu dorëzua këtë të mërkurë Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë.

Kaplan, i cili jeton mes Izraelit, Shqipërisë dhe Selanikut në Greqi, është fotografuar dhe filmuar në Gaza bashkë me batalionin e 55-të të divizionit të 98-të të ushtrisë izraelite, të angazhuar në operacione ushtarake në Khan Younis nga dhjetori 2023 deri në gusht 2024. Qendra Ndërkombëtare e Drejtësisë për Palestinezët (ICJP), organizatë me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, ka paraqitur kërkesë zyrtare në policinë shqiptare për arrestimin e Kaplan, duke theksuar se ai dyshohet për pjesëmarrje në krime lufte dhe ndodhet aktualisht në territorin shqiptar.

Sipas Middle East Eye, ICJP, e cila prej marsit 2024 ka ngritur Koalicionin Global 195 për ndjekjen ligjore të krimeve të luftës në Gaza, nënvizon se Shqipëria, si shtet nënshkrues i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), ka detyrimin ligjor të hetojë këtë rast. Kaplan po ndiqet sipas Nenit 7 të Kodit Penal të Shqipërisë, që parashikon ndjekjen penale të qytetarëve të huaj për krime të kryera jashtë vendit, përfshirë krimet kundër njerëzimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More